Muriqi komenton në gjuhen serbe me Saviqin
21 dhjetor 2020
| 14:01
Lazio ka shënuar fitore ndaj Napolit në Serinë A. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, u rikthye nga lëndimi dhe u inkuadrua në 20 minutat e fundit të takimit.
Pas përfundimit të ndeshjes, Muriqi postoi në rrjetin social “Instagram” një fotografi të ndeshjes dhe shkroi se ishte i lumtur për rikthimin e tij. “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!”, ka shkruar Muriqi në “Instagram”.
Po në këtë postim të tij ka komentuar bashkëlojtari i tij serb, Milinkoviq-Saviq. Futbollisti serb ka shkruar “Ajde Srce” apo në gjuhën shqipe “Forca zemër”. Në të njëjtën gjuhë ia ka kthyer edhe Muriqi duke i komentuar “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaa”.