Muriqi: Kosova është favorite ndaj Armenisë

21 mars 2024 | 15:07

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi në konferencë për medie para ndeshjes me Armeninë, ka thënë se Kosova është favorite në këtë ndeshje, raporton “Epoka e re”.

“E gjithë skuadra është përgatitur për ndeshjen fizikisht dhe psiqikisht. Ndonëse janë ndeshje miqësore, është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të mësohemi me fitore. Besoj se Kosova është favorite për ndeshjen e nesërme. Individualisht por edhe si ekip do të demonstrojmë se që jemi më të mirë. E njohim ekipin e Armenisë mirë dhe e kemi analizuar”, ka thënë Muriqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të…