Muriqi: Kualifikohemi në Maltë, festojmë në Prishtinë    

13 nëntor 2018 | 11:20

Sulmuesi Vedat Muriqi, ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës mund të kualifikohet tutje në Ligën e Kombeve.

Ai beson se “Dardanët” do të arrin kualifikimin në ndeshjen ndaj Maltës, kurse për festë paralajmëron se do të ketë në Prishtinë në ndeshjen ndaj Axerbejxhanit.

“Presim të kualifikohemi tutje dhe jemi shumë optimistë për këtë. Besoj se do të arrijmë të përgatitemi mirë dhe ta arrijmë kualifikimin qysh në Maltë dhe pastaj të kthehemi në shtëpi kundër Azerbajxhanit për festë”, ka thënë Muriqi.

“Sulmuesi gjithmonë matet me gola, pa marrë parasysh a ka luajtur mirë apo jo dhe kështu është kudo. Në ndeshjen e kaluar kundër Maltës jam angazhuar shumë dhe pas disa rasteve e gjeta edhe golin. Sidoqoftë, nuk është e rëndësishme kush shënon gol sidomos në kombëtare. Rëndësi ka fitorja dhe të ecim përpara edhe si ekip edhe si shtet”, ka shtuar sulmuesi shtatlartë që luan në kampionatin turk.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Negociatat për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian,…