Muriqi: Lazio vendos për të ardhmen time

02 qershor 2021 | 11:02

Sulmuesi Vedat Muriqi ka shkëlqyer në ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, duke shënuar katër golat e fitores.

Sulmuesi foli edhe për të ardhmen e tij dhe rikthimin e mundshëm në Fenerbahçe.

“Faktikisht asgjë nuk varet më nga unë, pasi verën e kaluar Lazio ka shpenzuar shumë para për mua dhe u takon atyre të vendosin. Ata e dinë më mirë se çfarë bëjnë. Unë kam edhe 4 vite kontratë me ta dhe jam i detyruar ta respektoj atë. Kur të nisin përgatitjet për sezonin e ri, do të jem në Romë”, ka thënë Muriqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Londra ka regjistruar ditën me të nxehtë deri më tani…