![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/11/muriqi-3.jpg)
Muriqi: Marr përgjegjësitë si sulmues veteran, ja ku gabuam
Vedat Muriqi shprehu pakënaqësinë e tij pas barazimit 1-1 me Osasunan. Sulmuesi kosovar shënoi një gol, duke i dhënë fund një periudhe 68-ditore pa shënuar që nga goli i fundit në 3 dhjetor. Ky gol gjithashtu i dha fund një periudhe prej 568 minutash pa gola për ekipin e tij.
Megjithatë, gëzimi i tij u venit nga barazimi i ardhur nga Enzo Boyomo. Aktualisht, Mallorca ndodhet e 10-ta në tabelë dhe mbetet e dyta nga fundi në gjysmën e dytë të këtij sezoni për nga rezultatet, duke e zgjatur serinë e saj pa fitore. Muriqi përfaqëson vështirësitë aktuale të Mallorcas. I njohur si “Pirati”, ai vazhdon të luftojë për gola, por është larg formës së tij më të mirë. Edhe pse fitoi dhe realizoi një 11-metërsh për t’i dhënë Mallorcas epërsinë e parë në një ndeshje këtë vit, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar fitoren.
“Po kaloj ndjenja të përziera, sepse pas kaq shumë kohësh shënova dhe ishim kaq afër një fitoreje do të ishte fantastike. Por ky është futbolli; e dinim që ata ishin një ekip i fortë dhe duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm. Po doja shumë të thyem serinë e keqe dhe shpresojmë ta bëjmë këtë kundër Las Palmas. Duhet të marrim tri pikë, nuk mund të vazhdojmë kështu, e dimë që nuk po bëjmë mirë dhe duhet të rimarrim veten”, ka thënë Muriqi. Si sulmues, Muriqi e njeh peshën e përgjegjësisë së tij: “Statistikat e mia flasin vetë; nuk kam shënuar shumë gola në tre muaj. Ekipi vuan kur nuk shënojmë dhe kjo është përgjegjësi e sulmuesit. Si një nga më të vjetrit në ekip, duhet ta marrë përsipër fajin dhe të reflektoj kritikun mbi performancën time për të sjellë gëzim përsëri për tifozët”.
Muriqi gjithashtu theksoi gabimin taktik të ekipit pas marrjes së epërsisë. “Ne u tërhoqëm më shumë se sa duhet, që është e kuptueshme kur je kaq afër fitores ndaj Osasunës. Megjithatë, ata na shtynë mjaftueshëm për të na bërë të pendoheshim që nuk bëmë faullet që duhej për të marrë frymë. Kërkoj ndjesë nga mbështetësit tanë; jam i lumtur për golin tim të parë të vitit, por duhet të fitojmë me çdo çmim”, ka përfunduar Muriqi.
Me golin e tij kundër Osasunës, Muriqi tani ka katër gola këtë sezon, duke konsoliduar pozitat e tij si shënuesi i dytë më i mirë i Mallorcas, pas Cyle Larin, i cili ka shënuar pesë herë.