Muriqi mund të kalojë përfundimisht në La Liga

11 korrik 2022 | 17:56

Vedat Muriqi nuk ia doli të kaonte vizitat mjekësore dhe në këtë mënyrë dështoi kalimi i tij te Club Brugge, me Lazion që tashmë ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë në FIFA ndaj klubit belg.

Tashmë sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është rikthyer te Lazio, skuadër që ka në zotërim kartonin e tij, teksa ditën e sotme ka kaluar me sukses vizitat mjekësore tek lacianët.

Ndërkohë, mediet italiane shkruajnë se tashmë në skenë ka dalë përsëri pista Mallorca, skuadër që Muriqi mbyllin gjysmën e dytë të zezonit në huazim.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes realizoi 5 gola dhe dhuroi 3 asistime në 16 ndeshje me klubin ishullor, të cilin e ndihmoi që të mos binte nga liga.

Sipas “La Lazio Siamo Noi”, Lazio mund ta shesë “Piratin” në klubin e La Ligas për 7-8 milionë euro pasi paraprakisht Mallorca ishte tërhequr nga blerja e kartonit të Muriqit, për të cilin Lazio deri tash i kërkonte së paku 10 milionë euro.

Ndërkohë, interesim për 28 vjeçarin ka shfaqur edhe gjiganti turk, Galatasaray, por edhe klubi nga Championshipi anglez, Hull City.

Kujtojmë se Lazio e ka blerë lojtarin kosovar në verën e vitit 2020 nga Fenerbahçe për afro 20 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë me “Biancocelesti” deri në vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur kosovar, Don Xhoni është në qendër të…