Muriqi mund të rikthehet te Fenerbahçe

24 dhjetor 2024 | 11:07

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të kthehet te skuadra e Fenerbahçes, shkruan mediumi turk “Aspor”.

30-vjeçari ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, por mund ta zëvendësojë sulmuesin Youssef En-Nesyri, i cili pritet të largohet gjatë janarit, pasi ka pranuar ofertë nga Arabia Saudite.

Fenerbahçe pritet të fitojë 30 deri 35 milionë euro nga shitja e En-Nesyrit dhe pritet të shpenzojë 10 milionë euro për transferimin e Vedat Muriqit, shkruan mediumi turk. Muriqi shkëlqeu në Turqi, ndërsa në edicionin aktual me fanellën e Mallorcës ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 14 paraqitje në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënder Karaçica Deputetët e popullit më të ardhurat mujore me…