Muriqi mungon kundër Çekisë, ja mesazhi i tij për ‘dardanët’
13 nëntor 2019
| 17:04
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi nuk mund t’i ndihmojë “dardanët” në ndeshjen kundër Çekisë, e cila zhvillohet nesër (e enjte) në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.
Ai ka thënë se ndjen keqardhje që nuk mund të jetë përkrah bashëklojtarëve në ketë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën.
“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Muriqi në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/