Muriqi mungon një muaj

11 prill 2025 | 13:21

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do t’i mungoj Mallorcas edhe për një muaj, edhe pse hyri në formë javëve të fundit. Sulmuesi “dardan” u lëndua gjatë ndeshjes kundër Celtas në ligë, duke pësuar një lëndim në gjurin e këmbës së majtë, raporton “Estadio Deportivo”.

Muriqi do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushës së blertë nga tri deri në katër javë, duke i shkaktuar probleme të reja trajnerit bask në fazën e fundit të kampionatit. Mallorca është në vendin e nëntë në tabelë, me 8 pikë larg Betisit në vendin e gjashtë në garën për t’u kthyer në garat evropiane.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se janë të…