Muriqi: Ndeshja me Çekinë, vendimtare
05 shtator 2019
| 12:33
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi është shprehur optimist për ndeshjen ndaj Çekisë, e cila zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sulmuesi në topformë ka vlerësuar se kjo ndeshje është vendimtare për “Dardanët”.
“Kemi mjaft mungesa, por kemi një grup që mund t’i përballojë këto mungesa. Po përgatitemi maksimalisht që të jemi plotësisht te gatshëm. Mendoj se ndeshja me Çekinë do të jetë vendimtare, pasi me fitore këtu e kalojmë më shumë se gjysmën e rrugës”, ka theksuar Muriqi.
/Epoka e re/