Muriqi në formacionin e javës në Turqi

30 qershor 2020 | 16:29

Vedat Muriqi është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës po vazhdon të shkëlqejë në ligën turke, derisa ka ndihmuar në fundjavën e kaluar Fenerbahçen që të marrë tri pikë të reja.

Muriqi ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim në fitoren 3-2 ndaj Yeni Malatyaspor. Me atë gol e asistim të bërë, prizrenasi ka shkuar në kuotën e 15 golave dhe pesë asistimeve deri më tani në këtë edicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat…