Muriqi në verë pritet të rikthehet në Turqi
Vedat Muriqi pritet të rikthehet në futbollin turk gjatë kësaj vere. Kështu raporton gazeta turke “Aksam”, e cila thotë se Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahçes. Ky medium raporton se ylli i Kosovës e ka dëshirën për t’u rikthyer në Turqi tek Fenerbahçe nëse palët bien dakord.
Tek skuadra turke, Muriqin e shohin si zëvendësues ideal të sulmuesit Edin Dzeko, i cili mund të largohet në fund të sezonit drejt Arabisë Saudite.
Aktualisht, vlera e Vedat Muriqit në treg është 15 milionë euro. Ai u largua nga Fenerbahçe në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plotë 21 milionë euro për yllin prizrenas. Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorcas për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime.