Muriqi nuk largohet nga Lazio
03 maj 2021
| 22:40
Edhe pse nuk arriti të tregojë potencialin e tij në sezonin e parë, Vedat Muriqi do të vazhdojë të qëndrojë në Lazio edhe sezonin e ardhshëm.
Gazetari i njohur, Ekrem Konur raporton se sulmuesi kosovar do të vazhdojë me Lazion.
Ai e ka besimin e plotë nga ana e drejtorit sportiv, Igli Tare dhe trajnerit, Simone Inzaghi.
Sot kishte raportime se Muriqi ka kërkuar të rikthehet në Fenerbahçe, por një gjë e tillë nuk është vërtetuar.
Muriqi ka shënuar vetëm një gol në Serie A në 22 ndeshje sa është paraqitur. Gjithsej ai ka luajtur 510 minuta në Serie A këtë edicion.