Muriqi: Nuk pajtohem me kritikat, kualifikohem në finale

04 mars 2020 | 14:37

Vedat Muriqi shënoi në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë, ndaj Trabzonsporit, duke e quar në 15 numrin e golave. Fenerbahçe pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Trabzonsporit, ndërsa ishte Muriqi që ia mban gjallë skuadrës së tij gjasat për kalimin në finale.

“Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e ashpër. Meqenëse patëm ndeshje vajtje-ardhje, u futëm në fushë për të marrë rezultatin pozitiv. Ne nuk jemi të kënaqur me një gol të shënuar, por do të ishte më mirë 2-1 se 2-0. Ky nuk është një avantazh, por nuk është as një disavantazh i madh. Shpresoj se do të shkojmë në finale në Kadıköy me mbështetjen e tifozëve tanë”, ka thënë Muriqi.

“Unë nuk shënova në katër ndeshje radhazi, por nuk pajtohem me kritikat se paraqitjet e mia ishte në rënie. I respektoj të gjithë, por unë mundohem të luaj lojën time, vazhdimisht të kontribuoj për ekipin. Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, thjeshtë duhet të kontribuoj për ekipin”, ka shtuar Muriqi, i cili shprehet i lumtur se ka shënuar dy gola brenda tre ditëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka bërë me dije se oficerët doganorë,…