Muriqi: Paraqitje dhe rezultat madhështor
21 tetor 2020
| 14:28
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka debutuar për skuadrën e Lazios në Ligën e Kampionëve. Klubi italian në “Olimpico” mposhti Borussia Dortmundin (3-1).
Muriqi u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në vend të Joaquim Correas dhe pati paraqitje të mirë.
“Paraqitje dhe rezultat madhështor. Forca Lazio”, ka shkruar Muriqi në “Instagram”.
(Epoka e re)