Muriqi, pas katër golave: Është një ndenje e jashtëzakonshme

01 qershor 2021 | 21:28

Protagonisti kryesor i kësaj fitore, Vedat Muriqi është deklaruar pasi shënoi katër gola duke u shprehur i lumtur.

Muriqi potencoi se pas sezonit të vështirë te Lazio, këta gola kanë qenë të mirëseradhur.

“Nuk e kam pritur të shënoi katër gola pasi çdo ndeshje është e vështirë. Është një ndenje jashtëzakonisht e mirë pas një viti të vështirë te Lazio dhe jam i lumtur për këto gola të shënuar. Edhe pse kemi luajtur me San Marinon na është dashur fitorja pasi kemi qenë në një seri të rezultateve jo të mira. Kemi krijuar shumë mundësi shënimi dhe kemi bërë lojë shumë të mirë”, deklaroi Muriqi për “SuperSport Kosova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka komentuar deklaratat e Rrustem Mustafës se…