Muriqi për ndeshjen ndaj Rumanisë: Pse po përzihet politika në futboll, pse të mos jetojmë të gjithë në paqe
Vedat Muriqi u rikthye sërish për të folur rreth ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Rumanisë, në të cilën “Dardanët” pësuan humbje.
Në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht u shfaqen mesazhe skandaloze, teksa edhe brohoritjet e tilla nuk munguan.
Me këtë rast UEFA ka nisur hetimet dhe shpejt pritet që të marrë masa ndaj rumunëvë.
Të shtunën mbrëma, Muriqi shënoi gol në fitoren e Mallorcas ndaj Celta Vigos, që ishte ky goli i tij i parë për këtë sezon në La Liga.
Pas ndeshjes, sulmuesi kosovar shfrytëzoi mundësinë që të dërgoi një mesazh bashkimi, duke kërkuar që politika të mbetet larg sportit.
“Njerëzit po harrojnë që ne jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë. Pse të mos jetojmë të gjithë në paqe. Pse e vendosin politikën në futboll. Futbolli është diçka që na bashkon, na bën të kënaqemi. Janë 20 mijë njerëzit këtu sot, ata duan të shijojnë një gol, një top. Por hej, nuk mund t’i ndalosh njerëzit apo gojën e tyre, ata mund të thonë çfarë të duan”, tha sulmuesi prizrenas.
Muriqi pastaj foli për ndeshjen ndaj Celta Vigos, duke thënë se ndjehet i lumtur me golin dhe fitoren e skuadrës së tij.
“Jam shumë i lumtur sepse është fitorja jonë dhe gjithashtu goli im i parë pasi humba dy penallti. Fitimi i tre pikëve ishte gjëja më e rëndësishme. Një sulmues nuk mund të kërkojë më shumë: të shënojë dhe të fitojë”, deklaroi Vedat Muriqi.