Muriqi pranon ofertën e WBA-së
07 korrik 2020
| 12:15
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi pritet të largohet nga skuadra e Fenerbahçes.
Mediet në Angli raportojnë se Muriqi ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në skuadrën e West Bromwich Albion, ani pse ofertat nuk kanë munguar edhe nga dy klubet e mëdha Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Muriqi është pajtuar t’i bashkohet klubit që sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Premier Ligë, derisa tash ka mbetur të arrihet marrëveshja mes klubeve.
(V.Z / Epoka e re)