Muriqi: Pres shumë pasime nga Emre
Vedat Muriqi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij me skuadrën e Fenerbahçes. Ish-futbollisti i Teutës dhe Besës së Kavajës në Shqipëri, debutoi zyrtarisht me gol në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Gaziantep, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin e thellë 5-0.
Në minutën e 17-të, pas një asistimi fantastik te Emres, shqiptari i Kosovës, mori topin bukur me gjoks, dhe me një goditje potente, tundi rrjetën duke dyfishuar rezultatin. Një gol “alla Ibra” që ja vlen të shikohet.
“Jam shumë i lumtur me fitoren sepse ishte shumë e rëndësishme për ne. Edhe pse kundërshtari ndoshta nuk ka qenë shumë i fortë, për tifozët tani ishte me rëndësi të shijonin një natë kaq të bukur. E njoh mirë Emrenë, ai bëri një pasim shumë të mirë dhe shpresoj që do të kem më shumë topa të tillë në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi 25-vjeçari.