
Muriqi prezantohet te Lazio
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht i është bashkuar Lazios nga Fenerbahçe, në një marrëveshje rreth 20 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
Muriqi ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me Lazion, e cila do ta mbajë atë në Stadiumin Olimpik të kryeqytetit italian deri në verën e vitit 2024. 26-vjeçari do t’i fitojë 2 milionë euro në sezon, plus bonuset.
Klubi italian për sulmuesin shtatëlartë pagoi 18 milionë euro të plota dhe do t’ia paguajë edhe 2 milionë euro të tjera varësisht prej bonuseve të përfshira në marrëveshje skuadrës turke.
Muriqi në Lazio do t’i bashkohet portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakoshës dhe në Serie A bashkëlojtarëve të vet në Kombëtaren e Kosovës, Amir Rrahamit të Napolit, Mërgim Vojvodës dhe Samir Ujkanit të Torinos.