Muriqi reagon pas fitores ndaj Irlandës së Veriut

10 qershor 2022 | 12:17

Përfaqësuesja e Kosovës arriti fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar, duke arritur në kuotën e 20 golave në total për Kosovën në 41 paraqitje.

“Çfarë nate e madhe dhe tri pikë masive. Do të vazhdojmë të luftojmë, hajde Kosovës”, ka shkruar Muriqi në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Ballkani i Hapur interes rus apo amerikan?…