Muriqi refuzon Galatasarayn
08 janar 2021
| 15:09
Sulmuesi Vedat Muriqi ia ka mbyllur dyert Galatasarayt, pasi synimi i tij është
të qëndrojë përfundimisht në Lazio. Futbollisti “dardan” është takuar me menaxherin e Galatasarayt, Hakan Balta, të cilit ia ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Lazio.
“Dua të rri në Itali”, ka thënë 26-vjeçari. Eksperienca e Muriqit në Lazio nuk ishte prej më të mirave deri tash. Ai nuk e ka gjetur ende golin në ndeshje zyrtare me “Biancocelesti” prej se u transferua nga Fenerbahçe verën e kaluar.