
Muriqi rikthehet në stërvitje
28 nëntor 2019
| 16:24
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje me klubin e tij, Fenerbahçe, për herë të parë pas lëndimit që ia pamundësoi atij paraqitjen për “dardanët” në kualifikime për “Euro 2020” në këtë muaj.
Sulmuesi rikthehet pas dy javësh si pasojë e lëndimit të nyjës që e pësoi ndeshjes mes Fenerbahçes dhe Kasimpasas.
Ky është një lajm i mirë për klubin turk, por edhe për Përfaqësuesen e Kosovës për faktin se në muajin mars do të përballet në Ligën e Kombeve me Maqedoninë e Veriut.
/Epoka e re/