Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Fenerbahçes (Video)
03 dhjetor 2019
| 21:49
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka qenë vendimtar për skuadrën e Fenerbahçes, duke i ndihmuar të kalojë në 1/8 e finales së Kupës së Turqisë me një gol dhe një asistim në triumfin 4-0 kundër Istanbulspor AS.
25-vjeçari asistoi te goli i dytë i vendasve, i shënuar nga Ferdi Kadioglu në minutën e 16-të, duke e vjedhur një top të mbrojtjen mysafire.
Muriqi më pas shënoi në minutën e 72-të, duke goditur me këmbën e tij më pak të preferuar, të djathtën, atë që ishte goli i parë në Kupë këtë sezon.