Muriqi shënon për Mallorcan në fitoren ndaj Valencias
22 tetor 2022
| 22:32
Vedat Muriqi çdo ditë e më shumë po bëhet protagonist në skenën spanjolle të futbollit. Ai sonte ia ka barazuar rezultatin Valenicas dhe në fund me Mallorcan e tij e ka mposhtur fare.
Mallorca ka fituar me përmbysje ndaj Valencias me rezultat 2-1.
Vendasit realizuan me Cavanin nga penalltia, por gëzimin e tyre nuk e lejoi gjatë Muriqi, i cili poashtu u tregua i saktë nga penalltia.
Goli i fitores për Mallorcan u realizua nga Kang-in.
Pas kësaj ndeshje Mallorca pozicionohet në pozitën e dymbëdhjetë, ndërsa Valencia në vendin e nëntë.