Muriqi suspendohet me dy ndeshje

27 nëntor 2024 | 13:59

Mallorca do të jetë pa sulmuesin Vedat Muriqi për dy ndeshjet e ardhshme në kampionatin spanjoll. Muriqi është suspenduar me dy ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq që e mori vikendin e kaluar në kuadër të La Ligas.

Ai u përjashtua direkt nga loja kundër Las Palmasit në minutën e 88-të për shkak të veprimit të pahijshëm që e bëri ndaj lojtarit kundërshtar, por Mallorca arriti ta fitoj ndeshjen me rezultatin 3-2. Shkaku i suspendimit, sulmuesi i Kosovës do t’i mungoj Mallorcas në dy ndeshjet e radhës, të premten kundër Valencias dhe të martën e ardhshme ndaj Barcelonës.

Ai do të rikthehet në fushë më datën 6 dhjetor apo në përballjen që Mallorca e luan në udhëtim ndaj Celta Vigos. Aktualisht, Mallorca është e teta në tabelë me 21 pikë kurse Muriqi ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 11 ndeshje kampionale këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës…