
Muriqi: Ta harrojmë fitoren, të shtunën na pret një ndeshje e rëndësishme
05 janar 2023
| 14:11
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi ka shkëlqyer në të 16-ën e finales së Copa del Rey duke e shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim në fitoren 2-0 ndaj Ponteverda CF.
“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë në një fushë të vështirë. Por, ne fituam dhe gjëja më e rëndësishme e kësaj loje ishte të kalonim në rundin tjetër. Tash duhet ta harrojmë këtë lojë sepse e kemi një lojë të madhe në shtëpi të shtunën. Jam sulmues dhe nëse shënoj dhe nëse ekipi im fiton, është e qartë se jam mjaft i lumtur”, ka deklaruar Muriqi. Ndeshjen e radhës Mallorca e pret Valladolidin.