Muriqi te Lazio, ja sa përfitojnë Teuta dhe Besa
16 shtator 2020
| 11:45
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është transferuar te Lazio në Serinë A për shifrën 18 milionë euro. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.
Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe dy klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeçare. Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me dy klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.
“Panorama Sport” mëson se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mijë euro do të përfitojë Besa e Kavajës.