Muriqi: T’i fitojmë edhe dy ndeshje dhe të shkojmë në Evropian

14 tetor 2019 | 23:32

Sulmuesi Vedat Muriqi shënoi njërin nga golat e Kosovës në fitoren ndaj Malit të Zi (2-0). pas ndeshjes sulmuesi shtatlartë është shfaqur shumë i kënaqur, duke thënë se “Dardanët” duhet t’i fitojnë edhe dy ndeshjet e mbetura dhe të kualifikohen në Evropian.

“Jemi shumë të lumtur për fitoren e sotme, dhe ishte shumë me rëndësi që nuk pranuam gol. Ne si shtet, si kombëtare vazhdojmë të ëndërrojmë, pse jo. T’i fitojmë edhe këto dy ndeshje që na kanë mbetur dhe të shkojmë në Evropian”, ka thënë Muriqi.

Lidhur me mos-konkretizimin e disa rasteve të mira që kishte në ketë ndeshje, Muriqi, ka deklaruar: “Unë pata 4 raste të 100 për qindta. Nuk është se nuk i shënuam për mungesë qetësia apo koordinimi, por mendoj se na duhet fati pak më shumë”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndaj Moldavisë, Kombëtarja mori një fitore të pastër 0-4, por…