Muriqi tregon se çfarë lëndimi ka pësuar
10 nëntor 2019
| 10:50
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi foli për lëndimin të cilin e pësoi gjatë ndeshjes kundër Kasimpasas.
Muriqi pësoi një lëndim në këmbë kurse pas ndeshjes foli rreth këtij lëndimi duke thënë: “Kam dhimbje dhe më duhen disa ditë për të pushuar”.
Vedat Muriqi arriti t’i shënoj dy gola në këtë ndeshje dhe po ashtu 7 gola në 11 ndeshje të luajtura në ligën turke.