Muriqi zbulon të ardhmen e tij
Vedat Muriqi është “patatja e nxehtë” e Lazios. Sulmuesi i Kosovës erdhi në verën e shkuar për rreth 18 milionë euro nga Fenerbahçe, por në asnjë moment ai nuk i tregoi cilësitë e tij dhe nuk u shndërrua në partnerin e Immobile në sulm.
Prej muajsh flitet për një largim të tij nga Roma dhe një rikthim te Fenerbahce, apo transferim te Galatasaray. Gjatë ditëve të fundit ai ka udhëtuar drejt Turqisë për pushime dhe nga ky veprim i tij të gjithë kanë menduar se ai po punon për transferimin në Stamboll.
Së fundmi është vetë bomberi dardan, që flet për Corriere dello Sport dhe konfirmon se nuk ka asnjë bisedim me Fenerbahçe. Sipas tij, qëndrimi te Lazio është më e mundshmja.
“Nuk ka asgjë me Fenerbahce dhe ka shumë të ngjarë që unë të qëndroj te Lazio sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Muriqi.