Muriqit i rikthehet buzëqeshja (foto)
26 korrik 2022
| 16:42
Vedat Muriqi ka kaluar një periudhë të vështirë në javët e fundit, mbi të gjitha kur nuk kishte arritur t’i kalonte vizitat mjekësore në Club Brugge.
Por, duket se këto ditë të errëta kanë marrë fund për sulmuesin e Kosovës.
28-vjeçari është bërë lojtar i Mallorcas, me të cilën ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Tashmë, ai i është bashkuar ekipit spanjoll në stërvitje.
Prizrenasi po ndihet mjaft mirë në klubin nga La Liga.
“Dita e parë në shtëpi”, ka shkruar Muriqi në llogarinë e vet në “Twitter”.
ᴘʀɪᴍᴇʀ ᴅíᴀ ᴇɴ ᴄᴀsᴀ🏠👹 pic.twitter.com/orRqWPE6cU
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) July 26, 2022