Murray ende dëshiron të luajë në “Wimbledon”

30 janar 2019 | 10:44

Tenisti britanik Andy Murray, fitues i tre grand slemeve në karrierë, ka vendosur t’i nënshtrohet një operacioni në pjesën e sipërme të kofshës në mënyrë që ta vazhdojë karrierën.

Para grand slameve të “Australian Open”, ish-numri një në botë tha se mund të tërhiqet që pas këtij turneu, por duket se 31-vjeçari ka ndryshuar mendje. Në këtë turne Murray u eliminua që në raundin e parë.

Murray i është nënshtruar operacionit, lajm që tenisti britanik e ka konfirmuar përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale. Me këtë operacion ai ka qëllim jo vetëm rikthimin e tenistit në fushë, por edhe faktin se ai dëshiron të bëjë një jetë më të mirë, pa shqetësime fizike. Nuk dihet ende se sa kohë tenisti do të qëndrojë pushim pas këtij operacioni. “Kreva një ndërhyrje kirurgjikale në Londër. Ndihem pak i lodhur dhe kam dhimbje, por shpresoj se ky operacion t’i japë fund shqetësimit që kam me trupin tim. Tani, në pjesën e sipërme të kofshës, kam një metal”, u shpreh Murray, që ka si objektiv të luajë në grand slam të shtëpisë së vet, në “Wimbledon”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Konferencën e 16-të, com-sult, në Vjenë, ministrja e Integrimit…