Murray rezulton pozitiv me Covid-19
14 janar 2021
| 15:37
Tenisti britanik Andy Murray ka dalë pozitiv me Covid-19, vetëm 3 javë nga fillimi i grand slam të Australian Open (8 shkurt).
Ish-numri 1 në botë do të merrte pjesë në këtë event falë një ftese nga ana e organizatorëve, por tashmë prania e tij në këtë turne është në dyshim.
Murray duhej të udhëtonte këto ditë drejt Melburnit me një “charter” të vënë në dispozicion nga organizatorët. Më pas ai do të qëndronte dy javë në izolim, si të gjithë pjesëmarrësit, për të zbatuar protokollin anti-Covid të vendosur në Australi.
Gjithsesi, tashmë nisja është shtyrë ose mund të anulohet përfundimisht, pasi tenisti ndodhet në izolim në shtëpinë e tij dhe nuk dihet nëse do të udhëtojë për në Melburn.