Murray tërhiqet nga Wimbledoni
03 korrik 2018
| 12:39
Andy Murray i bashkohet listës së mungesave të mëdha në turneun Wimbledon.
Tenisti britanik do të ndeshej në raundin e parë me zviceranin Stan Wawrinka, por vendosi të tërhiqej pasi nuk ndihej në kushtet e duhura fizike.
“Kam marrë vendimin të mos jem pjesë e Wimbledonit. Kam bërë shumë progres javët e fundit, por ndiej që nuk jam gati për të luajtur ndeshje që zgjasin pesë sete. Do ta nis stërvitjen për të qenë i gatshëm në US Open”, ka shkruar tenisti i famshëm në “Facebook”.