Murray triumfon pas 5 orësh, avancojnë edhe Rublev, Garcia e Sabalenka
Në Melburn janë zhvilluar ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e parë të grand slam-it të Australian Open në tenis.
Te meshkujt, ish-numri 1 në botë, britaniku Andy Murray, fitoi 3-2 ndaj italianit Matteo Berrettini (6-3, 6-3, 4-6, 6-7, 7-6), një ndeshje që zgjati gati 5 orë. Pa probleme avancon në raundin e dytë numri 5 në botë, rusi Andrey Rublev. Ai fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) ndaj austriakut Dominic Thiem.
Një biletë për në raundin e dytë siguroi edhe amerikani Taylor Fritz, numri 8 në botë. Ai mundi 3-1 gjeorgjianin Basilashvili. Më tej shkon edhe norvegjezi Holger Rune (numri 9 në botë), që mundi 3-0 serbin Krajinoviq. Avancojnë më tej edhe spanjolli Pablo-Carreno Busta, francezi Jeremy Chardy, britaniku Daniel Evans e argjentinasi Diego Schwartzman.
Te femrat, eliminohet ish-numri 1 në botë, tenistja spanjolle Garbine Muguruza. Ajo u mund 2-1 nga belgia Elise Mertens (3-6, 7-6, 6-1). Në raundin e dytë avancon numri 4 në botë, tenistja franceze Caroline Garcia, që mundi 2-0 (6-3, 6-0) kanadezen Sedoq. Nuk zhgënjen bjellorusja Aryna Sabalenka, numri 5 në botë, që mundi 2-0 çeken Martincova, ndërsa çekja tjetër Karolina Pliskova, mundi 2-0 kinezen Wang. Në raundin e tretë avancojnë edhe rusja Veronika Kudermetova, estonezja Anett Kontaveit e amerikania Sheldy Rogers. /Telesport/
After nearly five epic hours @andy_murray has done it!@wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis • #AusOpen • #AO2023 pic.twitter.com/00FgZbPb5g
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 17, 2023
A convincing performance 👏@KaPliskova drops just four games on her way to the second round!#AusOpen • #AO2023 pic.twitter.com/ZpgVFZJ5Bj
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 17, 2023