
Murtez Zekolli, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës
09 qershor 2021
| 22:05
Murtez Zekolli, është kandidat për kryetar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e degës së PDK-së në këtë qytet.
Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë.
“Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë. Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunën tonë”.