Murtezaj: Kontabilistët luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit

12 nëntor 2024 | 15:27

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ishte pjesëmarrës në organizimin e mbajtur të martën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kontabilistëve dhe Auditorëve, nga Instituti AAB me temën “Transformimi digjital në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”.

Në fjalën e tij, ndër të tjera tha se kontabilistët luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Përmes analizës, planifikimit dhe zbatimit të praktikave më të mira, kontabilistët i ndihmojnë organizatat dhe individët të rrisin efikasitetin, të ruajnë kursimet dhe të shmangin rreziqet financiare. Një ndër organizatat që është e ndërlidhur shumë me qasjen dhe profesionalizmin e kontabilistëve, është pikërisht Administrata Tatimore e Kosovës”, ka thënë ai.

Murtezaj ka thënë se digjitalizimi sikurse në shumë fusha tjera, edhe në profesionin e kontabilistit dhe në sistemin tatimor ka imponuar nevojën për ndryshim të praktikave të punës.

“Pra, kur kthehemi vite më parë, atëherë besoj që të gjithë pajtohemi se sa proces i vështirë ka qenë procesi i deklarimit dhe pagesës së tatimeve. Sot, jemi dëshmitarë të një revolucioni të ndodhur në sistemin tatimor. Pra, kemi një sistem online të deklarimit dhe pagesës së tatimeve 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Kemi një sistem që ofron pothuajse 100 % shërbime online për bizneset dhe qytetarët, pa pasur nevojë që përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët të vizitojnë fizikisht zyrat e ATK-së”, ka deklaruar Murtezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy anije nga SHBA mbërrijnë në Shqipëri për të furnizuar…