Murtezaj me përfaqësuesit e Odes së Afarizmit të Kosovës
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Sipas ATK-së, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i temave të cilat janë në interes të bizneseve të vendit, por njëkohësisht u diskutuan edhe sfidat të cilat e vështirësojnë bërjen e biznesit në vend. Në fokus të diskutimit ishte situate e krijuar nga pandemia COVID 19 dhe vështirësitë nëpër të cilat janë duke kaluar bizneset, si pasoj e saj.
Me këtë rast, drejtor i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka thënë se ATK-ja si institucion do të jetë çdoherë në përkrahje të bizneseve, duke u bazuar në Legjislacionin Tatimor në fuqi. Ai pos tjerash ka thënë se e vlerësojnë lartë rolin e OAK në adresimin e kërkesave dhe shqetësimeve të tatimpaguesve, pasi që sipas tij komuniteti i bizneseve është promotor i zhvillimit ekonomik në vend.
(A.M / Epoka e re)