Murtezaj nis komunikimin e drejtpërdrejt me bizneset

30 shtator 2020 | 16:43

Pandemia Covid-19 përveç krizës shëndetësore ka goditur mjaftë shumë edhe sektorin e ekonomisë në vendin tonë, ku me rritjen e numrit të të infektuarve kemi pasur shtim të masave të kontrollit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat padyshim kanë shkaktuar humbje të mëdha në sektorin e ekonomisë.

Sipas llogaritjeve nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, nga 18 marsi deri më tani kemi rënie prej 18 për qind të qarkullimit të bizneseve apo shprehur në shifra mbi 1 miliard euro.

Duke pas parasysh ankesat e vazhdueshme të bizneseve rreth situatës së krijuar nga pandemia, e cila është duke ju pamundësuar kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, si dhe më kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka nisur komunikimin e drejtpërdrejtë me biznese.

Të mërkurën janë vizituar tri biznese: “Prishtina Mall”, “Ciao Berto”, si dhe Lesna, me të cilët u diskutua për problemet të cilat tash e sa muaj janë duke e rënduar funksionimin e tyre, si rezultat i efekteve që është duke vazhduar t’i jep pandemia.

Në këtë drejtim, drejtori Murtezaj ka thënë se ATK-ja do të mundohet që brenda kornizave ligjore të ofrojnë mbështetje, në mënyrë që ky recesion ekonomik i krijuar të tejkalohet dhe bizneset t’i rikthehen normalitetit të tyre, pasi që qëndrueshmëria e tyre ekonomike është vitale për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ai tutje tha se, si institucion kemi nis këtë plan komunikimi me qëllim që të krijohet relacion tjetër me bizneset, duke prekur në problemet dhe vështirësitë që ata i kanë në implementim të Legjislacionit Tatimor, si dhe duke ngritur partneritet në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale.

Ndërkaq, kryetari Rukiqi ka theksuar se janë këtu për të shikuar mundësi për lehtësira sidomos tani kur shumica e kompanive po ballafaqohen me krizë jashtëzakonisht të lartë nga pandemia. “Ne jemi duke punuar që të gjejmë forma të përkrahjes së drejtpërdrejtë financiare dhe është me rëndësi që të implementohet faza e fundit, që ka të bëjë me përkrahje të drejtpërdrejtë për kompanitë me pjesën e pagave”, ka thënë Rukiqi.

E nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve u shprehen se këto vizita japin një shpresë që institucionet janë duke e bashkëndjejnë me gjendjen e tyre të rënduar ekonomike, duke theksuar se ndihma më e madhe që mund të vij nga ATK-ja ka të bëjë me atë se çfarë mund të bëjmë të ndihmohemi në rrjedhën e keshit, në mënyrë që biznesi të jetë në gjendje të përforcohet dhe t’i mbaj punëtorët deri në rikthimin në normalitet.

Plani për vizita tek bizneset do të vazhdoj të implementohet edhe gjatë ditëve në vijmë, sipas përzgjedhjeve që do t’i bëjë Oda Ekonomike e Kosovës.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar raportin vjetor të…