Murtezaj përshëndet vazhdimin e partneritetit me GIZ
Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorë ka mbajtur të mërkurën takim me përfaqësuesit e projektit për Reforma në Financa Publike në Kosovë- GIZ, me qëllim të diskutimit të bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe përcaktimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitet në vijim.
Gjatë këtij takimi, drejtori Murtezaj ka thënë se menaxhmenti i lartë i ATK-së çdoherë do të mbetet falënderues për përkrahjen e vazhdueshme nga GIZ, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në realizimin e projekteve të ndryshme, ku në masë të madhe kanë lehtësuar arritjen e objektivave të ATK-së. Me thekës të veçantë u përmend mbështetja që kemi marr për projektin Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative (ZGJONA).
“Ajo çka u përcaktua si prioritet për këtë vit është zgjerimi i projektit ZGJONA II, si dhe përkrahja në ngritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut, duke marr praktikat më të mira nga Administrata Tatimore e Bavarisë. Veç pikave të lartcekura, në takim u diskutuan edhe aspektet tjera të përkrahjes që do të marr ATK nga projekti Reforma në Financa Publike në Kosovë-GIZ”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
/Epoka e re/