Murtezaj pjesë e takimit vjetor në Slloveni, prezanton objektivat e ATK-së

27 qershor 2019 | 16:22

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), po merr pjesë në takimi vjetor  të Këshillit Drejtues dhe Koordinimit në mes të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Evropian, Organizatës së Zvicrës për Bashkëpunim Ekonomik, si dhe Qendra Financiare në Ljublanë.

Ky takim po mbahet në Lublanë të Sllovenisë dhe ka për qëllim prezantimin e të arriturave, mësimeve të mësuara dhe sfidat për administratat tatimore dhe institucionet e menaxhimit të financave publike. “Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të 6 shteteve në rajon.  Pikë e diskutimit ishte edhe reformat aktuale që janë në administratat tatimore dhe çfarë planifikohet të arrihet me implementimin e tyre. Administrata Tatimore e Kosovës në këtë takim po përfaqësohet nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Murtezaj. Në takim Drejtori i Përgjithshëm, prezantoi reformën aktuale e cila ka filluar së fundi të zbatohet dhe është, Përmirësimi i përmbushjes në Ndërtimtari. Përmes kësaj qasjeje të re bashkëkohore ATK ka për qëllim të bëjë strukturimin e aktiviteteve bazuar në grupet e identifikuara të rrezikut, duke përdorur një varg intervenimesh për adresimin e shkaqeve të sjelljes së mos-përmbushjes, dhe duke vlerësuar suksesin e ndërhyrjeve sipas ndikimit të tyre në sjelljen e tatimpaguesit”, është thënë në njoftimin e ATK-së, duke u shtuar se ATK-ja,  falënderon organizatat ndërkombëtare për përkrahjen që kanë ofruar për Zhvillimin e Kapaciteteve institucionale. “Jemi entuziast për zbatimin e planit 3 vjeçar të përkrahjes nga organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

 

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi…