Murtezaj priti në takim shefen e Njësisë për Ekonomi të Ambasadës së ShBA-së

10 janar 2020 | 11:38

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim shefen e Njësisë për Ekonomi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Lori Michaelson. Në këtë takim, drejtori Murtezaj njoftoi znj. Michaelson për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.

“Në takim u diskutua edhe për disa reforma që janë në proces të implementimit në administratën tatimore, të cilat mund të jenë fusha potenciale të përkrahjes nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  E nga ana tjetër, znj. Michaelson, potencoi që janë të interesuar të kontribuojnë në aspektin e krijimit të institucioneve të vetqëndrueshme në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Ferrarit, Luca Di Montezemolo, ka folur për mënyrën…