Murtezaj: Verifikimi i tatimpaguesve do të shkurtohet nga 6 në 4 vjet
05 dhjetor 2021
| 16:11
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka konfirmuar se qeveria e Kosovës po e përgatit ndryshimin e ligjit për verifikimin e tatimpaguesve, te pjesa që ka të bëjë me kohën e periudhës së kaluar që duhet kontrolluar.
Murtezaj ishte mysafir në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, të shtunën mbrëma, dhe pjesën ku flet për këto ndryshime mund ta gjeni te minuta 23:40, e videos së bashkëngjitur.