Murtezaj viziton drejtoritë rajonale të ATK-së
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka nisur sot vizitat në drejtoritë rajonale të ATK-së, ku fillimisht ka vizituar drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtoritë rajonale Prishtina 2 dhe Prishtina 3.
Në këtë takim drejtori i ATK-së, foli për planet e këtij viti, për të cilat ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm në arritjen e realizimit të tyre, njëkohësisht kërkuar ofrim të shërbimeve kualitative për tatimpaguesit.
Murtezaj ka thënë se Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ai ka thënë se ATK-ja është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë.
Ndër të tjera, ai porositi drejtuesit e këtyre drejtorive, që të kenë parasysh se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë mënyrat e vetme të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit dhe njëherësh në ngritjen e mërqinjës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Këto vizita po realizohen në kuadër të planifikimit të vizitave nëpër drejtorit rajonale të ATK-së, me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe efikasitetit.
/Epoka e re/