Murtezi: Digjitalizimi i shërbimeve në ATK krijoj lehtësira për bizneset
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini është takuar me drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezi, pas takimit Shahini dhe Murtezi kanë mbajtur konferencë për medie.
Me këtë rast kreu i AKB-së Agim Shahini, ka thënë se në bashkëpunim me ATK-në kanë arritur që ta rrisin vetëdijesimin e fiskalizimit. Sipas tij, në këtë aspekt Kosova qëndron më mirë se disa vende të rajonit, edhe pse e potencoi shifrën prej 30 % të evazionit fiskal në Kosovë. “Diskutuam çështje të rëndësishme AKB dhe ATK në funksion të bizneseve vendore. Ne kemi punuar që të rrisim mentalitetin fiskale që ATK-ja t’i shoh bizneset si partnerë të përbashkët. Falë bashkëpunimit tonë kemi arritur të ndryshojmë mentalitetin fiskal të bizneseve. ATK-ja ka ngritur performancat e saj profesionale dhe bizneset kanë arritur të mbajnë kontributet dhe taksat e tyre fiskale. ATK-ja është në proces me tutje të fiskalitetit, kjo e bënë që informaliteti mbetet nën 30%. Bizneset të filet paguajnë taksa të rregullta i ndihmojnë atyre që të fitojnë kredi apo ndonjë beneficion tjetër”, ka thënë Shahini duke shtuar se 565 biznese në Kosovë, janë të sektorit të prodhimit e që dhe për janë krijuar lehtësirat tatimore.
Shahini apeloi që qeverisja e ardhshme të këtë një strategji zhvillimore. “Më parë fokusimi ka qenë në investime kapitale, tani të shohim se ku do të fokusohet qeverisja e ardhshme, por është e rëndësishme që të këtë një strategji dhe të punohet ne premtimet që i japin”, u shpreh ai.
Kurse, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi, ka thënë se janë duke investuar dhe më tutje në sistemin e digjitalizimit, e tëra kjo sipas tij, duke shmanguar mundësinë e kontaktit ne mes të personit të ATK-së dhe përfaqësuesve të bizneseve. “Në këtë vit ka pasur rreth 12 % të të hyrave në krahasim më vitin e kaluar.“Kjo është një praktikë e mirë e bashkëpunimit për bizneset për zgjedhjen dhe parandalimin e keqkuptimeve apo mospajtimeve në aspektin profesional apo edhe formave tjera. Ne do të jemi afër bizneseve. Kjo frymë se do të avancohet tutje si dhe vazhdojmë të investojmë në sistemin elektronik për kryerjen e lehtë të pagesave”, ka thënë Murtezi, duke shtuar se progres ka pasur dhe në çështjen e rimburësimit. “Ne kemi avancuar modulin e bizneseve që ato të bëjnë deklarimet si dhe të marrin shumë shërbime, kjo është vlerësuar dhe është trajtuar si pjesë që ATK ka dalë në ndihmë të bizneseve. Me rregullore të brendshme vazhdojmë që për një periudhë me pak se 30 ditë të implementohen kërkesat për rimbursim.”, ka thënë Murtezi.
Ai foli dhe për kategorizimin e bizneseve në kategoritë A,B dhe C.” Në kategorinë A janë tatimpaguesit e rregullt në kategorinë B, janë bizneset që paraqesin risk, por jo të theksuar dhe në kategorinë C futen bizneset kërkesa të cilëve shqyrtohen me kontroll. Kemi bërë vlerësim të bizneseve por përsëri ka numër te madh të bizneseve në kategorinë C. Ne ketë vit kemi pasur 12% të të hyrave më shumë se vitin e kaluar për gjashtë mujorin e parë”, ka thënë Murtezi, i cili ka përmendur po ashtu dhe shifrën prej 10.8 milionë deklarimesh përmes shërbimit e-Deklarimi.
/Epoka e Re/ A.MAVRAJ