![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/1898D283-1BC6-4EE9-9B27-93BECD13C300.jpeg)
Murtezi-Shala ligjëron në universitetin e Saint Gallenit
Në Universitetin e Saint Gallenit në Zvicër, gazetarja dhe redaktorja e RTK-së, Ramize Murtezi-Shala mbajti një ligjeratë, në të cilën ka folur për situatën në mediat e Kosovës, për fenomenin e lajmeve të rreme, ose fake news, për temat të cilat trajtohen në emisionin “Udhëve” dhe për librin “Unë e përdhunuara”.
Të pranishmit u interesuan më shumë për raportet media politike në Kosovë, mosndëshkimin e krimeve të luftës sidomos përdhunimet gjatë luftës dhe neglizhencën institucionale në këtë drejtim.
Universiteti i Saint Gallen renditet ndër Universitetet më prestigjioze në botë.
Shumë të rinjë me prejardhje nga Kosova ndjekim studimet në këtë Universitet.
Gazetarja Murtezi-Shala është ftuar nga Asociacioni i Studentëve Shqiptarë që funksionon në kuadër të këtij Universiteti.
Ligjërata është moderuar nga studentja e dalluar e në master në Universitetin e Saint Gallen, Edona Elshani.