Murtezi viziton Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Angli

23 shtator 2019 | 10:48

Me ftesë të Ambasadës së Britanisë së Madhe, një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) i përberë nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezi dhe disa nga bashkëpunëtoret e tij,  po qëndrojnë  për  vizitë zyrtare në Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Angli.

Kjo vizitë është realizuar me qëllim të marrjes së përvojave nga autoritetet britanike në rritjen e kapaciteteve  në njësinë e inteligjencës financiare në ATK, si dhe marrjen e praktikave në fushën e luftimit të evazionit dhe shmangies tatimore.

Po ashtu, kjo vizitë është realizuar në kuadër të komponentës së bashkëpunimit që ATK-ja ka me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e Hollywood-it, Furtuna Aliu, e cila është mbesa e…