Musa Dervishaj i AKR-së i bashkohet PDK-së
16 gusht 2019
| 15:40
Ish-kryetari i Degës së Aleancës Kosova e Re (AKR) në Skenderaj, Musa Dervishaj, i është bashkuar PDK-së.
Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku. “Mirësevjen, Musa Dervishaj!”, ka shkruar Lushtaku.
Musa Dervishaj, momentalisht është shef i kabinetit të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi.
/Epoka e re/