Musa Jashari: Dikur pa bukë e pa gjumë, sot festojmë të lirë
Dikur pa gjumë, vetëm me një kafshatë bukë, sot festojmë 10 – vjetorin e Pavërësisë.
Kështu kujton dhe uron gjenerali Musa Jashari qytetarët e Kosovës në profilin e tij në “facebook”. Madje ai poston edhe një foto në malet e Pashtrikut me komandantët e UÇK-së, Famir Limaj e Bislim Zyrapi në përgatitje për fillimin e operacionit “Shigjeta”.
Si dhe një foto tjetër të bërë në Koshare me Naim Malokun, Agim Hazirin e shumë bashkëluftëtar tjerë.
Ja postimi i plotë i Musa Jasharit:
Dikur…
Pa gjumë…
Vetëm me një kafshatë bukë…
Të etur…
Sytë bënim katër…
Guximin e kishim në shpirt…
Krismat na ishin bërë zhurmë e përhershme për veshët tanë.
Në çdo sekond të jetës të rrezikuar, i kishim dalë përballë vdekjes e nuk na frikësonte …. ndoshta se tashmë ishim bërë krejtesisht të etur për ta fituar atë liri të pakten për Ju nëna e breza të rinjë…
E kishim në dorë ne, fatin tuaj…
Morëm armët në duar…
Larg familjes…
Malin e bëmë strehë…
U sakrifikuam se nuk do e kishim lejuar kurrë robërin t’ju prek edhe ju, jo edhe një fëmijë më shumë.
Sot, 10 vite të lirë për të haperuar lirshëm në shkolla drejt arsimit.
10 vite Kosovë të marrësh frymë e lirë.
10 vite drejt qellimeve dhe ëndrrave për ta dërguar atdheun tonë në kohën kur se kishim ëndërruar kurrë më parë.
Ne e sollem lirinë, sot mbetet në duart tuaja ta lulëzoni me vlera, arsimim në shkallë më të lartë të mundur.
Gëzohu Kosovë, fëmijët tanë kanë filluar rrugën e mbarë.